“Ju flet Moska”: – Artur Kala-arma e fundit e Erion Veliajt për falimentimin e Rtv Ora
“Ju flet Moska”: – Artur Kala-arma e fundit e Erion Veliajt për falimentimin e Rtv Ora
24/11/2020 – 19:52
Lufta politike për goditjen e Rtv Ora dhe Ora News dhe roli i kreut të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në këtë drejtim ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Në qendër të kësaj fotoje është Artur Kala, drejtor i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e ngritur për të luftuar krimin e organizuar në dukje por në realitet është një Agjenci e cila po jep goditje përzgjedhëse. Ka arritur deri atje sa të marrë në administrim me qëllim falimentimin edhe RTV Ora dhe Ora News.
Artur Kala është një ish-burokrat partiak lokal, ish-kryetari i PS në Bulqizë i cili është shembulli tipik i militantit lokal që ngrihet në krye të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe atje shkon me mendësinë e militantit për të kryer detyrat e partisë.
Është i përzgjedhuri i Ministrit Sandër Lleshaj, është dhe vartësi i tij. Më lart shikoni dy aministratorët që ka çuar Artur Kala me urdhër të partisë në Rtv Ora. Djathtas në foto shikoni Erion Veliajn, njeriu që është betuar se do ta shkatërrojë Rtv Ora dhe me këtë po bën provën gjenerale për diktator të Shqipërisë.
Oranews