“Ju jap 1 milionë euro, na lini të ikim”. – Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, si tentoi Ramazan Rraja të korruptonte policët në këmbim të lirisë
22 Prill 2023
Me 19 prilli, policia arrestoi Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ka qenë në kërkim për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019.
Rraja dhe miku i tij Luis Konomi lëviznin me një automjet të blinduar. Pas ndërhyjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrveshje në këmbim të lirisë.
Sipas euronews, “Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim ” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje.
Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”, i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.
Gazeta Sot