“Ju vraftë Zoti, u qërrofshi, ju zëntë bukën e kalamajve”, Neritan Ceka shpërthen në mallkime për ata që do votojnë në 30 qershor. –
“Ju vraftë Zoti, u qërrofshi, ju zëntë bukën e kalamajve”, Neritan Ceka shpërthen në mallkime për ata që do votojnë në 30 qershor. –
11 qershor 2019
Politikani Neritan Ceka, ka shperthyer ne mallkime te forta mbreme i ftuar ne emisionin 360 gradë, i ftuar nga gazetari Artur Zheji, duke thene se shqitaret nuk duhet te shkojne te votojne me 30 qershor, por duhet te mendojne mire se cili eshte shteti qe ata duan.
“Problemi është se nëse ne bëjmë a s’bëjmë zgjedhje në 30 qershor, – unë jam me Lefter Maliqin, në kuptimin e njëlloj edukate, – duhet të mendojmë edhe atë hapin e katërt: A do të ketë shtet në këtë vend apo do të vazhdojmë rrëmujë?! Pra, duhet ca burra, sepse gjithmonë përfundon me këtë që atje ka një hordhi që shkon pas të parit dhe pas saj shkon edhe vendi në katastrofë. Besoj se në këto raste duhen ca burra, siç është juristi, zonja, siç je ti, Lefter Maliqi të mblidhemi dhe të themi: Cila është Shqipëria që duam? Sepse nuk është Shqipëria që duan katundarët e Rilindjes! Ata janë gati të na kthejnë tek kooperativat bujqësore”- tha Ceka.
Zheji: Neritan Ceka po ben ftese per nje parti te re
Ceka: Jo parti. Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi voten ui qerrofshin syte, nuk di cfare mallkimi tjeter te them.
Gazeta Panorama.