Jul Kasapi: – Struktura të Policisë janë kthyer në partnere të krimit. – Lezha e tregon më së miri këtë
22 Maji 2024
Gazetari, Jul Kasapi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se policia është kthyer në partnere të krimit.
Kasapi: Më së shumti ajo që të bën përshtypje veç historive se si do të kryheshin vrasjet, ajo që mua më ka bërë përshtypje është intriga në të gjithë historinë e përplasjeve jo vetëm mes grupeve kriminale.
Unë mendoj se më shumë duhet të bazohemi tek ajo që ndodh në të vërtet se si policia është kthyer ndonjëherë në partnere të krimit.
Se si është bërë partnere me krimin dhe qyteti i Lezhës e tregon më së miri këtë.
Se si forcat speciale elitë RENEA, janë bërë partnere të krimit duke siguruar armë.
Se si policia shet nga ana tjetër denoncuesit e parcelave me kanabis, se si policia i ofron armë nga më të ndryshme grupeve kriminale.
Dhe në fund, poltika me krimin dhe këtë na e ka treguar deri tani vetëm qyteti i Lezhës por nga ana tjetër ne nuk kemi parë qytetet e tjera.
Nga OraNews