• – Junta ushtarako-policore dhune e helm ndaj qytetareve. – ish-deputeti i PD viziton të lënduarit. –

16 mars 2019

 

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka vizituar në ambientet e spitalit protestuesit të cilët u morën lëndime gjatë protestës së ditës së sotme.

Në një postim në facebook, ku ka postuar edhe foto të të lënduarve, Boci shkruan se “Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët”.

Ai shton më tej se gjendja shëndetësore e të lënduuarve është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.

Postimi i plotë:

Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.

Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.

Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.

Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje.

Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai.

Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.

Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.

Fundi është afër!

Gaz. Panorama.