Juristi skanon formulën: – Ja si do ndahen mandatet e deputetëve nëpër qarqe
26 Korrik 2024
Juristi Jordan Daci ka shpjeguar në një emision televiziv efektin që ka formula e re e listave zgjedhore për ndarjen e mandateve nëpër qarqe.
Sipas arsyetimit të tij, ndarja e listës në dy pjesë, ku 1/3 i takon e mbyllur, bëhet e tillë dhe ka efekt në nivel qarku dhe jo brenda vetë listës së partisë.
“Nqs ne themi që një e treta është e mbyllur do të thotë që është në nivel qarku e mbyllur, jo në nivekl partie. Pra si do ndodhë në raste kur ka qarqe me pak mandate. Si do ndahet kjo lista e mbyllur mes partive. Për mua lista më iudeale do ishte një listë e plotë e të gjithëve, ku në vendin e parë renditen ata të parët, por me një kusht. Që një e terta e listës së mbyllur t’i takojë partisë sepse në qarqet me pak mandate i bie të mos ketë asnjë kandidat të ardhur nga lista e hapur.”-tha juristi.
Sipas Dacit, me këtë formulë të aplikuar në qarqet me pak mandate do ndodhë që secila parti do të marrë nga një mandat nëse fitojnë 30% të votave për qark dhe nuk do ketë hapësirë për kandidatët që i takojnë listës ku zë vend vota preferenciale.