16 Janar 2023

Një armatë e tërë fituesish ka pushtuar ditën e djeshme lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Bëhet fjalë për fituesit fatlumë të shorteut special të Vitit të Ri, të hedhur në datën 1 janar, të cilët janë paraqitur për të marrë superçmimet e fituara, ndërmjet tyre apartamentin 2+1 në kryeqytet, 3 “Rroga Telebingo”, 2 “Super Peta”, çmimet e “Ruletës së fatit, 2 “100 sekonda në Spar”, si dhe shumë dhuratave dhe çmimeve të tjera speciale.

Telebingo Shqiptare njofton të gjithë lojtarët që kanë blerë një biletë për datën 1 janar 2023, të kontrollojnë ato me kujdes, duke qenë se ende nuk është paraqitur fituesi i çmimit të madh të mbi 111 milionë lekëve të vjetra.

Ky fitues do të pritet 60 ditë kalendarike (afati kohor maksimal sipas rregullores se lojës), dhe më pas, në ras se fituesi nuk do të paraqitet, ky fond do të dhurohet me patjetër tek lojtarët, të cilët kanë luajtur për shortin special.

Laura, Rolandi dhe Sabrija ishin fituesit fatlumë të shorteut special të Vitit të Ri, pasi kanë fituar Rrogat, ku secili prej tyre, për 12 muaj rresht do të marrë shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Ndërsa Endriti dhe Gladiola kanë luajtur me “Super Peta”.

Nga hedhja e tre petave të arta, Endriti ka fituar 5.6 milionë lekë të vjetra, ndërsa Gladiola 5.3 milionë lekë të vjetra.

Fituesit e shorteut të djeshëm

Festa ka vijuar më së miri edhe në shorteun e dytë të këtij viti, ku nuk kanë të ndalur fituesit e milionave. Kjo pasi krahas çmimit të madh të javës prej afro 19 milionë lekësh të vjetra, është fituar sërish edhe një tjetër “Rrogë Telebingo”, duke e çuar në katër numrin e rrogave të fituar në këtë fillimvit.

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku mbi gjashtë milionë lekë të vjetra janë siguruar nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës “1 janar”, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra).

Në ruletën e fatit, dje Kujtimi ka fituar 52,000 lekë, Fati 60,000 lekë, Ligori 48,000 lekë, Ëngjëllushe 56,000 lekë, Ganimete 105,000 lekë, Amedie 45,000 lekë, Ago 50,000 lekë, Flutura 45,000 lekë, Ilirjana 47,000 lekë, si dhe Rina 100,000 lekë. Në këtë lojëjanë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërishtë dielën e datës 22 janar për të fituar çmimet tradicionale të kësaj loje.

Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Edmondin. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.

Hana në Fier ishte një tjetër fituese që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin tre“Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ajoka fituar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Një tjetër fitues, kësaj here në qytetin e Kukësit ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke siguruar 60,000 lekë.

Suena në Cerrik ka siguruar në vijim 60,000 lekë. Bukuria në Rreshen ka luajtur më tej në lojën telefonike ku krahas shumës prej 25,000 lekësh do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara.

Rezarta në Durrës ishte fituesja fatlume e këtij shorteu, pasi me zarfet e përzgjedhura në lojën telefonike ka fituar çmimin prej 30,000 lekësh, si dhe Rrogën Telebingo, ku për 12 muaj me radhë do të marrë shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.

Në vijim Kristina ka fituar 65,000 lekë. Ndërsa Meri në Vlorë ka fituar 85,000 lekë. Familja Zadeja ishte një tjetër fituese e lojës telefonike që ka fituar shumën prej 85,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,901,100 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve, në Berat dhe Kukës, ku secili prej tyre, do të marrë shumën prej 950,550 lekësh.

Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 35876 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 751 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 840 lekësh.

Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

Gayeta Dita