Ka lidhje me Covid 19?!/ Ambasadorja Amerikane në Tiranë, takim sekret me Presidentin Meta
Ka lidhje me Covid 19?!/ Ambasadorja Amerikane në Tiranë, takim sekret me Presidentin Meta
23 mars 2020
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me presidentin Meta, thuajse në kushte ekstreme të sigurisë, por edhe të karakterit sekret, përderisa as Ambasada dhe as institucioni i Presidentit nuk kanë deklaruar asgjë lidhur me këtë takim.
Por, a ka lidhje me Covid?! Në këtë situatë, kur mbarë bota po përjeton pandeminë më të tmerrshme të pas Luftës së Dytë Botërore, e ku janë shënuar shumë viktima në të gjitha shtetet e botës, kjo temë mund të ketë diskutuar mes diplomats dhe kreut shqiptar të shtetit.
Marrja e masave nga Qeveria dhe mundësia për t’i përforcuar ato mësohet se ka qenë një temë bisede mes tyre, por nuk konfirmohet zyrtarisht,.
Ajo që u pohua zyrtarisht nga këshilltarët mediatikë të Presidentit Meta ishte fakti se mes tyre është diskutuar për disa çështje, por pa dhënë detaje.
Në fotot që shoqërojnë këtë shkrim në Bulevardin e Tiranës nuk ka pasur asnjë lëvizje, çka lehtësisht kuptohet se takimi mes Yuri Kim dhe Ilir Metës është zhvilluar pas orës 13.00, atëherë kur është pezulluar edhe liri-dalja dhe shqiptarët janë rifutur në karantinë.
Gazeta Shqip