
“Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”. – Denoncimet e forta të Sali Berishës: U arrestua një bashkëpunëtor trafikant i drejtorit të policisë, por oficerëve iu bë reprezalje për ta liruar
19 Prill 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ministra dhe deputetë që sipas tij janë të lidhur me bandat dhe krimin.
Teksa prezantoi programin e PD për Sigurinë dhe Rendin, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama si “padrino” dhe si kryebashkëpunëtor me krimin.
Berisha akuzoi edhe drejtorin e policise se shtetit, Ilir Proda, si te emëruar nga bandat dhe krimi.
“Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit”, tha Sali Berisha.
Berisha: Sot jemi në një situatë të kundërt. Për fatin e keq rendi dhe siguria janë në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpuntor i organizatave kriminale, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri. Në këto kulla që mbijnë dhe që tani do përhapen në qytete të tjera, në këto kulla që janë monumente më të shëmtuara të drogës dhe krimit.
Sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, krimi emëron deputetët. Si Çyrbja ka edhe të tjerë. Krimi urdhëron emërimin e ministrave.