![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/640-0-63244dae3d4a6-1.png?fit=640%2C421&ssl=1)
“Ka përdorur fasule, oriz dhe…”/ Mozaiku i artistit shqiptar në nder të Mbretëreshës Elisabeth II jehonë në mediat ndërkombëtare
16 Shtator 2022
Artisti shqiptar, Alkent Pozhegu, ka mahnitur me mozaikun e tij kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë rreth një javë më parë.
Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra. Artisti shqiptar nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kilogramë drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.
“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë”, tha ai.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Alkent-Pozhegu-Mbreteresha-Elizabete-300x123.png?resize=651%2C267&ssl=1)
Alkent Pozhegu Mbreteresha Elizabete
Ai u shpreh se vepra u bë në një ambient të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër. Vepra e artistit shqiptar bëri jehonë në mediat ndërkombëtare.
/TCH/