Ka pese vite qe e bllokon per Fushate, jane vetem 63 ml rruge ne njerin krah: -“Unaza e Madhe, Rama: Brenda shtatorit, hapet segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës.”
Ka pese vite qe e bllokon per Fushate, jane vetem 63 ml rruge ne njerin krah: -“Unaza e Madhe, Rama: Brenda shtatorit, hapet segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës.”
Me ritmet që po ecën puna për ndërtimin e Unazës së Madhe, brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar dhe disa foto nga punimet që po vijojnë.
“Unaza e Madhe e Tiranës ishte një nga ato veprat e infrastrukturës që u numëruan si “pun e kryme” pasi u inauguruan me daulle – por pa kokërr leku për investimin e për shpronësimet – dhe krijuan borxhin e radhës ndaj kompanive të përfshira!
Sot kantieri i saj është prej kohësh në punë në pjesën veri-lindore dhe brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.
🟢Ndërkohë vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër e rëndësishme të jetë, në një kohë sa më të shpejtë, në dispozicion të kryeqytetasve e të udhëtarëve të shumtë që përdorin çdo ditë infrastrukturën rrugore të Tiranës”, shkruan Rama.