‘Ka zëra se do jetë 24 kate’, zbulohet kulla e re pas Sahatit ku ra zjarri: – Lali po ‘punon’. Sa krahu e keni

24/02/2019.

 Një projekt i ri në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg kullës së Sahatit ka nisur punimet.Lajmi është bërë publik prej kohësh, ndërsa aktivisti Ergys Mërtiri përmes një statusi në rrjetet sociale hedh hije dyshimi se zjarri që ra në një kioskë pranë kullës, pak ditë më parë, nuk ishte i rastësishëm. Ai ka publikuar dhe foton nga sheshi i punimeve, teksa thotë se ajo do të jetë gjithsej 24 kate.

“Kanë filluar punimet për ndërtimin në një kullë mbrapa sahatit. Zjarri që ra para disa ditësh paska qenë me “bereqet” dhe zona u shndërrua menjëherë në shesh ndërtimi. Në projekt shkruhet se kulla do jetë 12 kate, por zëra të “ligë” që nuk ia duan të mirën Lali Betonit, thonë se ajo do jetë 24 kate.

Po “punon” Lali. Sa krahu e keni”, shkruan Mërtiri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/