Kabineti i ri qeveritar, Spartak Ngjela flet me emra dhe plas deklaratën e fortë: – Ja si e eliminoi Rama rivalin e tij në PS! Ishte kandidat për kryeministër!

8 SHTATOR 2021

… “Përveç Ramës në PS, sipas Ngjelës kandidat për kryeministër ka qenë edhe Arben Malaj, të cilin Rama e eliminoi, duke e nxjerrë jashtë loje”. …

Kabineti i ri qeveritar ‘Rama 3’ i përbërë në masën dërrmuese nga femrat ka ngjallur mjaft diskutime. Një koment ka ardhur edhe nga avokat Spartak Ngjela, i cili shprehet se pjesa më e madhe e qeverisë, janë anonime, të panjohur.

“Përveç Ulsi Manjës nuk njoh njeri në Qeveri”, u shpreh Ngjela teksa e akuzoi Ramën se eliminoi rivalët e tij politik.

Përveç Ramës në PS, sipas Ngjelës kandidat për kryeministër ka qenë edhe Arben Malaj, të cilin Rama e eliminoi, duke e nxjerrë jashtë loje.

“Rama eliminoi Malaj, që njihte tregun që ishte themelues i Partisë Socialiste. prandaj e hoqi se e kishte rival për kryeministër”, u shpreh Ngjela.

Gazeta Sot