Rrezikon të zhduket përgjithmonë, nga një konsorcium kinez që shfrytëzon një nga depozitat më të mëdha të bakrit në botë.

Arkeologët kanë zbuluar manastire budiste, fortesa, ndërtesa administrative, banesa, dhe qindra statuja, afreske, qeramika, monedha e dorëshkrime.

 .

Një qytet i lashtë budist, në juglindje të Kabulit, rrezikon të zhduket përgjithmonë, për shkak shfrytëzimit të një nga minierat kineze bakri. Mes Aynak vlerësohet si një nga vendet më të bukura arkeologjike në botë.

Një qytet i lashtë budist i gdhendur në shkëmbinj, rreth 40 kilometra në juglindje të Kabulit, rrezikon të zhduket përgjithmonë,

Qyteti i lashtë budist rrezikon zhdukjen nga minierat bakrit nga Kinezet

nga një konsorcium kinez që shfrytëzon një nga depozitat më të mëdha të bakrit në botë.

I vendosur në bashkimin e kulturave helenistike dhe indiane, Mes Aynak që besohet të jetë midis 1,000 dhe 2,000 vjeçar  ishte dikur një qytet i madh për nxjerrjen  dhe tregtisnë e bakrit.

Arkeologët kanë zbuluar manastire budiste, fortesa, ndërtesa administrative, banesa, dhe qindra statuja, afreske, qeramika, monedha e dorëshkrime.

“Nëse fillon nxjerrja e bakrit, minierat do të dëmtojnë zonën arkeologjike, pasi minierat nuk janë punë delikate,” thotë Jalat Surkhabi, i cili menaxhon departamentin e monumenteve historike të krahinës.

Qyteti i lashtë budist rrezikon zhdukjen nga minierat bakrit nga Kinezet

Rrezikon të zhduket përgjithmonë, nga një konsorcium kinez që shfrytëzon një nga depozitat më të mëdha të bakrit në botë.

Pavarësisht plaçkitjeve në fillim të shekullit, Mes Aynak është “një nga vendet më të bukura arkeologjike” në botë, thotë

arkeologu Bastien Varoutsikos.

Por nevoja për talebanët, të cilët u kthyen në pushtet në gushtin e vitit të kaluar, për të gjetur burime të reja të ardhurash pasi ndihma ndërkombëtare ishte ngrirë, e ka bërë minierën e projektit një prioritet dhe mund t’i japë fund punës së mëtejshme arkeologjike.

Objektet e zbuluara datojnë kryesisht nga shekulli i 2-të deri në të 9-të pas Krishtit, dhe gjithashtu është gjetur qeramikë që

daton në epokën e bronzit, shumë përpara lindjes së budizmit.

I harruar për shekuj përpara se të rizbulohej nga një gjeolog francez në fillim të viteve 1960, Mes Aynak, në provincën Logar,

është krahasuar me Pompein për nga madhësia dhe rëndësia.

Pergaditi  Besmira Pelushaj

Tv OraNews