KADARE ZGJIDHET ANËTAR I HUAJ I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË MALIT TË ZI.-

Lajmi bëhet i ditur nga letra që Presidenti i Akademisë, Akademik Dragan K. Vukčević, i ka dërguar z. Kadare:

Është nderi dhe kënaqësia ime t’Ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor, 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Sinqerisht,

President
Akademiku Dragan K. Vukčević

Podgoricë, 20 dhjetor 2018