
Kaja Kallas në Tiranë: – Nuk ka rruge te shkurt per ne BE. – Jo thjesht reforma por edhe zbatimi i tyre që kërkon mbështetje të plotë të gjitha partive politike”
8 Prill 2025
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas po zhvillon sot një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, Kallas u shpreh se Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian.
Ajo u shpreh se BE ka dëshirë të zhvillojë bashkëpunimin si për të luftuar kërcënime hibride, apo sulmet kibernetike. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE, përveçse duke përmbushur reformat. Ajo deklaroi se ardhmja e Shqipërisë është në BE.
“Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian. Vendimi për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE e kuptoj se nuk është gjithnjë e lehtë për t’u bërë politikisht. BE është e angazhuar sa i përket Shqipërisë, bashkëpunimi sjell të mira për të dy palët. Jemi partneri më i fortë tregtar. Sot lancojmë edhe dialogun e parë BE – Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, është një hap i rëndësishëm. Kemi dëshirë të zgjerojmë bashkëpunimin si për të luftuar kërcënime hibride, apo sulmet kibernetike.
13 milionë euro me anë të mekanizmit europian të paqes për FA në Shqipëri. Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë, Shqipëria ka një axhendë ambicioze, për anëtarësim brenda dy viteve të ardhshme. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për në BE përveçse përmbushjes së reformave. Keni mbështetjen tonë të plotë për grup kapitujt e tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.”, tha Kallas.
Në përgjigjen për pyetjet nga gazetarët, Kallas deklaroi se duhet bashkëpunim i të gjitha palëve politike për ta realizuar integrimin e Shqipërisë në BE.
“Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe është tashmë shtet anëtar, Është qartë që në këtë rrugëtim duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse në fakt duhen zbatuar disa reforma shumë të vështira, që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhet mbështetje e përkrahje e plotë. Ajo që kuptoj unë këtu është që në Shqipëri qytetarët e kanë dhënë mbështetjen e tyre, përkrahjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE. Një mbështetje e gjerë dhe kjo është gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri Ky është obejkti përfundimtar, jo thjesht reforma por edhe zbatimi i tyre që kërkon mbështetje të plotë të partive politike”, tha Kallas.
Rama ka deklaruar se është e domosdoshme që i gjithë rajoni i Ballkanit të jetë në unitet. Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama tha se mes Shqipërisë dhe BE-së nuk ka asnjë çështje të hapur dhe ka një linjëzim të plotë. Por më tej, Rama shtoi se të gjitha vendet kanë synim anëtarësimin në BE.
“Kënaqësi e posaçme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të Komisionit Europian. Mirëseerdhe në Shqipëri, më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën. Kemi patur një takim si gjithmonë shumë pozitiv. Mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur, kemi një linjëzim të plotë për të gjitha aspektet gjë që shprehet edhe në politikën e jashtme të Shqipërisë. Kemi folur për sfidën e madhe drejt anëtarësimit në BE, për kalendarin shumë ambicioz, ashtu sikundër folëm për rajonin dhe problematikat në rajon. Kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Të gjithë vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Është një pikë referemi e dobishme për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të ndjekim, që gjithë ky rajon të bëhet pjesë e bashkuar të familjes europiane”, tha Rama.