Kalaja e Skraparit është një kështjellë mesjetare e ngritur mbi një kodër të lartë në jugperëndim të qytetit Çorovodë. Ajo zotëronte rrugën që kalonte nëpër luginën e Osumit. Njihet në popull edhe si “Kalaja e Gjenevizit”. Përmendet për herë të parë me rastin e thyerjes së bullgarëve më 1018 nga bizantinët. Më 1336, kjo kala, sipas kronistit bizantin Joan Kantakuzeni, ra në dorë të malësorëve arbëreshë, gjatë përpjekjeve për të marrë qytetet e vendit që ishin në duart e bizantinëve. Kalaja e Skraparit vazhdoi të përdorej edhe pas pushtimit osman në shek. XVII nga E. Celebiu.

Në vendin ku ngrihet sot kalaja e Skraparit lumi Osum ngushtohet  midis shkembinjve gëlqeror dhe krijon një pozicion mjaft të favorshëm për mbrojtje dhe kontrollin e rrugëve që  lidhin nëpërmjet luginës së Osumit zonat lindore drejt Korçës. Përveç kësaj në këtë pikë degëzohen edhe kalimet për në Tomoricë dhe Përmet.

Kodra e kalasë ka formën e një koni me majë të prerë dhe zbret në një reliev të pjerrët drejt lumit në anën veriore, pjerrësi që e ruan edhe në anën lindore, kurse në anët e tjera reliavi vjen edhe zbutet. Një mur rrethues në planimetri eliptike formon një fortifikim mesjetar në lartësitë e kodrës. Muri rrethues paraqitet më mirë i konservuar në pjesën veriore, ku fortifikimi formon një rrethim të dytë (Çitadelë) dhe paraqitet me mure që shkojnë deri në 3m lartësi dhe 1.5-2 m gjerësi në disa vende. Në këtë pjesë vërehet re prezenca e një kulle dhe një muri kontrafortë të cilët kishin një lloj pjerësie nga brenda për ta bërë më rezistent nga goditjet e jashtëme. Gjithashtu po në pjesën veriore gjendet një sterë katërkëndëshe 5 x 5.7 m e suvatuar me llaç shamot(hidroizolues). Në pjesët e tjera të fortifikimit muri rrethues mungon, vetëm mund të dallohen paksa gjurmët e tij.

        

Nga teknika e punimit të mureve dhe burimet historike fortifikimi i Skraparit i përket periudhës mesjetare si faze të parë. Kronikat historike gjatë kryegritjes arbërore të vitit 1335 përmendin marrjen e kalasë së Skraparit dhe të Tomoricës nga ana e kryengritësve. Gjithashtu në udhëtimin e tij në Shqipërinë Jugore, Evlija Celebiu e përmend prezencën e saj në shek XVII.