Kale, barishtja e hekurt me super vlera shëndetësore
Kale, barishtja e hekurt me super vlera shëndetësore
Një proverb thotë se çdo gjethe lakrash të egra që ti konsumon, shton një qelizë në pemën tënde të jetës. Kale njihet si ushqim për të varfërit, por tani është kthyer në një trend. Shumë njerëz e konsumojnë çdo ditë gjethet e lakrave të egra për t’u ndjerë më mirë dhe për të pasur një trup më të shëndetshëm.
Në Shqipëri, Kale kultivohet shumë pak, pasi është një produkt i hyrë rishtaz. Por të gjithë ata që e kërkojnë, mund ta gjejnë nëpër supermarkete, kryesisht në formë të paketuar. Kale konsiderohet një super ushqim! Konsumatorët shqiptarë që e vlerësojnë këtë lakër dikur të egër por sot të kultivuar, janë gjithnjë e në rritje. Ndaj kjo lakër apo barishte po mbillet gjithmonë e më tepër më së shumti në parcela të vogla të cilat furnizojnë restorantet, pikat e tregtimit organike madje edhe rrjetet e dyqaneve në vend.
Vlerat shëndetësore të Kales
1. Gjethet e lakrës së egër ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Gjethet janë plot me fibra dhe acide biliare që luftojnë kolesterolin dhe ulin rreziqet nga sëmundjet e zemrës. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është duke e gatuar.
2. Kale është një ushqim detoksikues. Gjethet janë të mbushura me fibra dhe sulfur, elemente fantastikë për të detoksikuar trupin dhe pastruar mëlçinë.
3. Kale ka pak kalori. Një filxhan me gjethe të prera ka 33 kalori. Gjethet janë të mrekullueshme për të rënë në peshë.
4. Kale mbron sistemin imunitar, ndalon trombozën, ndihmon me jashtëqitjen dhe forcon kockat.
5. Të gjitha gjethet e gjelbra kanë vlera ushqimore, por Kale është mbretëresha. Gjethet në fjalë kanë më shumë hekur se çdo tjetër. Janë të pasura me Vitaminë K, antioksidantë të fuqishëm dhe përcjellin energji për organizmin.
Si të blesh dhe ruash gjethet e Kales
Konsumatorët duhet të blejnë gjithmonë gjethe organike të lakrës së egër. Gjethet duhet të jenë të freskëta dhe me ngjyrë jeshile të errët. Gjethet e vogla kanë një shije më të butë se sa gjethet e mëdha. Gjethet duhen vendosur në një qese plastike pa ajër dhe duhen mbajtur në frigorifer për 5-7 ditë. Sa më shumë të ruhet aq më e hidhur bëhet shija e gjethes. Për më tepër, gjethet nuk duhen larë para depozitimit në frigorifer, sepse në këtë mënyrë prishen më shpejt.
A e dinit se:
– Ekzistojnë 50 varietete të gjetheve të Kales.
– Amerika feston Ditën Kombëtare të Kales, të mërkurën e parë të Tetorit.
– Gjethet e lakrave të egra çelin edhe në dimër dhe janë perfekte për t’u konsumuar në stinën e vjeshtës dhe të dimrit.
– Skocezët përdorin shprehjen “Hajde të hamë kale” si një ftesë të mire për drekë ose darkë.
Që gjethet e kales të bëhen të ëmbla ato kanë nevojë për ngrirje në frigorifer. Acari transformohet në një vesë sheqeri për këto gjethe të gjelbra magjike. Gjethet e Kales janë një nga format më të lashta të lakrës që ka origjinën në Mesdhe. Sipas të dhënave, këto gjethe janë përdorur si ushqim që nga viti 2000 para erës sonë. Vetë Kale është zbuluar në Azinë e Vogël në shekullin e pestë para erës së re. Kjo bimë u soll në Evropë ga një grup udhëtarësh Keltë. Vetë Romakët i përdornin këto gjethe që asokohe mbanin emrin “Sabelline Cabbage”./AgroWeb
o.j/dita