Kaloi operacionin, trondit Papa: – Më donin të vdekur, ishin duke…
Kaloi operacionin, trondit Papa: – Më donin të vdekur, ishin duke…
22 SHTATOR 2021
Papa Françesku gjatw njw turi nw Sllovaki dhe Hungari ka bwrw njw deklaratw tronditwse. Papa Françesku denoncoi se brenda Vatikanit kishte disa qw e donin tw vdekur pas operacionit dhe disa prelatë po përgatitnin konklavën për të zgjedhur pasardhësin e tij.
“ I di dhe kush janë ata persona; mendonin se kushtet e mia shëndetësore ishin më të rënda nga sa u ishte raportuar dhe po uronin vdekjen time. Madje po përgatisnin dhe Konklavën. Por falë Zotit jam mirë. Ajo ndërhyrje kirirgjikale nuk ishte vendim që doja ta merrja, një infermiere më bindi. Ndonjëherë infermierët e kuptojnë më mirë situatën sesa mjekët, sepse kanë kontaktet direkte me pacientët”, është shprehur Ati i Shenjtë.
Në korrik, kreu i Kishës Katolike iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë. Konklava është takimi i jashtëzakonshëm i zgjedhësve kardinal, me të cilin zgjidhet një papë i ri dhe, si rregull, ndodh kur vdes i pari, megjithëse vetë zgjedhja e Françeskut ndodhi kur Benedikti XVI tani në emergjencë hoqi dorë nga i ashtuquajturi fron e Shën Pedros, në 2013.
Gazeta Shqip