Kama e Faraonit Tutankhamun është bërë me material jashtetokesor
1 Dhjetor 2022
Falë një metode të avancuar u zbulua se kama e famshme e faraonit egjiptian Tutankhamun ishte bërë prej meteoritësh.
Tutankhamoni erdhi në fron kur ishte shumë i ri dhe njihet më shumë për objektet e gjetura në varrin e tij sesa për mbretërimin e tij. Falë një metode të re, shkencëtarët kanë zbuluar se kama e tij e famshme prej hekuri me një dorezë të artë ishte bërë në të vërtetë nga një meteorit duke përdorur një teknikë punimi relativisht të rrallë.
Të dhënat historike thonë se Tutankhamoni ishte gjithashtu sundimtari i fundit i dinastisë së 18-të egjiptian dhe varri i tij u gjet pothuajse një shekull më parë. Ai përmbante më shumë se 5000 artefakte që janë duke u studiuar dhe analizuar deri më sot për të përcaktuar origjinën e tyre dhe për të zbuluar se si përfunduan në zotërimin e tij.
Krahasuar me një arkivol, një maskë funerali prej ari, një fron e pjesë mobiljesh, kupa dhe objekte të tjera të gjetura në varr, kama e hekurt mund të duket e parëndësishme, por është një nga gjërat e pakta prej hekuri.
Arkeologët besojnë se në atë kohë hekuri ishte një simbol i statusit të lartë në shoqëri. Nga të dhënat e disponueshme deri më tani, ne e dimë se shkrirja e hekurit nuk ishte shumë e zakonshme në rajon dhe puna me hekur metalik daton disa qindra vjet përpara se faraonët të bëheshin sundimtarë të shtetit të bashkuar. Epoka e hekurit besohet të ketë filluar rreth vitit 1200 para Krishtit, një shekull pasi Tutankhamun ndërroi jetë.
Për studimin u përdor spektroskopia e fluoreshencës me rreze X për përbërjen së materialit dhe u zbulua një prani e lartë e nikelit në përbërësin kryesor të hekurit. Dhe ndërsa gjurmët e nikelit në hekurin e tokës nuk i kalojnë 4 për qind, përqindja e nikelit prej 11 për qind në kamë tregon origjinën jashtëtokësore të materialit fillestar dhe ndoshta bëhet fjalë për një meteorit.
Përveç gjurmëve të nikelit dhe kobaltit, në teh janë gjetur edhe gjurmë squfuri, klori, kalciumi dhe zinku në formën e njollave të nxira. Shpërndarja e këtyre elementëve gjurmë korrespondon me modelin Wildmanstatten, i cili shihet rregullisht në meteoritët e hekurt. Prandaj shkencëtarët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një meteorit duke krahasuar mostrat e kamave me mostrat e meteorit nga Japonia.
Shkencëtarët besojnë se kama është punuar në një temperaturë relativisht të ulët prej 950 gradë.
Gjithashtu, kama u zbulua se i përkiste më parë gjyshit të Tutankhamun, Amenhotep III, i cili e mori atë si dhuratë martese nga mbreti Mitanni. Gurët e çmuar në kamë fiksoheshin me llaç gëlqereje që përdorej në mbretërinë e Mitanës, ndërsa egjiptianët përdornin llaç gipsi./Motilokal.com