“Kambanat duhet që të bien që nesër”, avokati i njohur Saimir Vishaj jep alarmin
“Kambanat duhet që të bien që nesër”, avokati i njohur Saimir Vishaj jep alarmin
20 JANAR 2020
Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Avokatit i njohur Saimir Vishaj, tha s me këtë vendim Gjykatë Malaj nuk duhet të ishte lejuar të kandidonte.
“Mendoj që precedenti dhe praktika gjyqësore janë dy gjëra krejt të kundërta. Nuk mund të krijosh precedent në kundërshtim me ligjin. Ligji i dekriminalizimit në dispozitën e vet “armëmbajtje pa leje” nuk të lejon për të kandiduar. Kjo nuk ka diskutim, nuk mund asnjë gjykatës i shkallës së para, as i shkallës së dytë të krijoj precedent. Për ne që jemi në jurispodent është kolegjet e bashkuara ose kolegjet e Gjykatës së Lartë, vendimet e së cilës janë të detyruar nga të gjitha shkallët. Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe së Apelit kurrsesi, është një vendim subjektiv, por kurrë një gjyqtar nuk mund të marrë vendim. Armëmbajtja pa leje që parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal nuk të jep mundësi për të kandiduar. Kambanat duhet që të bien që nesër, sepse ka akoma njerëz që mund t’i kap dhe thonë do zoti nuk zbulohemi, nuk mund të shkohet në Shqipëri kështu. Në Shqipëri, ky ligj i dekriminalizimit që është më i ashpër sot për sot në BE apo në të gjithë globin, ky duhet zbatuar, si për të kuq ashtu dhe për blu se bashkë e kanë votuar”, tha Vishaj në Opinion.
Gazeta Sot