
Kamera e Fshehtë e ‘Tak Fak’ hyn në QSUT. – Urgjenca e “shndërruar” në stacion urbani
21 Prill 2025
Kamera e fshehtë e ‘Tak Fak” ka zbuluar situatën e pazakontë në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Pacientë të shumtë që “dergjen” në korridoret e ambienteve të urgjencës të kujtojnë më së shumti një stacion urbani sesa një spital të standardeve më të larta, ashtu si QSUT supozohet të jetë.
Një paciente tregon se si për shkak të mungesës së kapaciteteve është e detyruar që të merren serumet nëpër karriget e vendosura në korridor.