Kamera e iPhone-it tuaj mund të zbulojë nëse merimangat janë të rrezikshme apo jo
23 Shtator 2022
Tashmë nuk keni më arsye pse tu frikësoheni merimangave.
Ju mund të identifikoni merimangat në shtëpinë tuaj falë një veçorie të re të iPhone. Përditësimi më i fundit i iOS lejon kamerën tuaj të iPhone të zbulojë saktësisht se çfarë lloj krijesash ka në shtëpi. Apple shtoi një veçori të re të quajtur “Visual Look Up” vitin e kaluar në iOS 15.
Kjo ju lejonte përdoruesve të identifikonin objekte, vende, kafshë dhe bimë në fotot që bënin. Tani funksioni është përmirësuar në iOS 16 për të identifikuar një grup shumë më të gjerë objektesh dhe krijesash.”Visual Look Up shton njohjen e zogjve, insekteve, merimangave dhe statujave në fotot tuaja,” shpjegon Apple.
Ajo që duhet të bëni është të shkrepni një fotografi të insektit dhe algoritmi i telefonit do të bëjë pjesën tjetër. Më pas do t’ju shfaqen shumë informacione të rëndësishme rreth merimangës ose insektit në fjalë. Kjo zakonisht vjen nga Wikipedia, por mund të gjenerojë gjithashtu informacione nga burime të tjera.