Kamerat hyjnë brenda serës së kanabisit të ministries. Ministerja Ekonomi përplaset me gazetaren, publikohet videoja
Kamerat hyjnë brenda serës së kanabisit të ministries. Ministerja Ekonomi përplaset me gazetaren, publikohet videoja
18 MAJ 2022
Farat e dyshuara si kanabis sativa mbillen në disa qendra bujqësore për t’u përdorur më pas nga prokuroria si prova në proceset ndaj trafikantëve të lëndëve narkotike.
Po sa janë te sigurta këto qendra të cilat janë nën vartësinë e Ministrisë së Bujqësisë? A ka një procedurë strikte për t’i transportuar, mbjellë dhe më pas përdorur në proceset gjyqësore? Sa siguri ka në këto qendra?
E gjithë kjo skemë është zbërthyer nga “Piranjat” të cilët kanë mundur të futen lehtësisht në një serë së kanabisit që shërbejnë si prova për prokurorinë. Aty nuk ka asnjë kamer sigurie dhe lehtësisht mund të shkatërrohen provat. Por si përgjigjet ministrja Milva Ekonomi të cilën gazetarja e ndjek në shtëpi? A mban kush përgjegjësi?
Ndërkaq Piranjat kanë marrë rrëfimin e Alfred Pëllumbit ish-fermerit në Shkrel i cili hedh drite mbi rastin e bujshëm në vitet 2000 kur u arrestuan gabimisht disa fermerë të dyshuar se kishim mbjellë kanabis në sera por në fakt e vërteta nga analizat doli ndryshe. “Nga analizat rezultoi se bima ishte kërp industrial, personat u liruan dhe u kuptua se çdo gjë ishte gabim”.
Gazeta Sot