Kamioni me trupa të vdekur shqetëson New Yorkun, nis hetimi
Kamioni me trupa të vdekur shqetëson New Yorkun, nis hetimi
– 30/04/20
Dhjetra trupa janë gjetur në një kamion në New York, pasi një kalimtar u ankua për erën e rëndë.
Një shtëpi funerale e kishte marrë me qera kamionin, dhe kishte vendosur aty 50 trupa mbështjellë me akull.
Një zyrtar, i mbetur anonim, i cituar nga New York Times, u shpreh se frigoriferi i shtëpisë funerale ishte prishur. Për këtë arsye, disa punëtorë më pas ishin parë të veshur me kostum mbrojtës, që po lëviznin trupat drejt kamionit.
Eshtë ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me viktima të coronavirus, bën të ditur BBC. Po dihet se këto kanë qënë ditë të vështira për zyrtarët dhe agjensitë funerale, duke patur parasysh se New Yorku ka qënë shteti më i goditur nga pandemia, ku ka patur mbi 18 mijë të vdekur.
Një fqinj i ka thënë gazetës New York Times, se ka parë që ata i vendosnin trupat në kamion dhe në furgona.
Për këtë ngjarje të pakëndshme, kanë nisur hetimet, bëjnë të ditur autoritetet.
Sipas ligjit, shtëpitë funerale, duhet ti mbajnë trupat në kushte specifike që të mos mbajnë viruese, përpara se të varrosen.
Zona është rrethuar edhe nga policia, pasi janë bërë denoncime nga qytetarë dhe nga banorë të lagjes.
Gazeta mapo.al