Kampet e emigrantëve ne Shqiperi/ Media austriake: Viena në bisedime me qeverinë shqiptare. –
Kampet e emigrantëve ne Shqiperi/ Media austriake: Viena në bisedime me qeverinë shqiptare.-
16/06/2018
– Pavarësisht se kryeministri, Edi Rama, e ka quajtur së fundmi “fantazi”, por gazeta austriake “Presse” konfirmon se Vjena zyrtare është në negociata me Tiranën, Beogradin, Prishtinën dhe Shkupin për ndërtimin e një kampi për refugjatët të cilëve u refuzohet qëndrimi në Austri.
Sipas gazetës në fjalë, këta persona duhen “parkuar përkohësisht” në disa vende që janë më pak tërheqëse për emigrantët suke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë para në këmbim të hapjes së kampeve në fjalë.
Austriakët po ashtu duan që të ndryshojë edhe misioni i Frontex, ndaj të cilit mendojnë se duhet kërkuar kthimi në Afrikë i personave që shpëtohen në det.
Kancelari Kurz po ashtu kundërshton krijimin e qendrave për azilkërkimin në Afrikën e Veriut, pasi sipas tij, kjo mund të tërhiqte shumë njerëz. Plani në fjalë mbështetet nga Danimarka dhe Hollanda.
Shkrimi i gazetës austriake citohet nga agjecia serbe B92 dhe ai bie në kundërshtim me atë që kanë deklaruar përfaqësues të qeverisë shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, sipas të cilëve nuk ka një kërkesë për kampe e emigrantësh në vendin tonë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/