Kanabisi votohet pa opozitën, Majko e Xhafaj abstenojnë, Bardhi: – Mbledhja e paligjshme
13 Korrik 2023
Drafti për ligjërimin e kanabisit ka hyrë në procedurën e votimit në seancë. Komisioni i ligjeve ka miratuar propozimin e qeverisë me votën e Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos abstenim.
Opozita nuk pranoi të ishte pjesë e diskutimeve duke theksuar se ishin në debatin në seancë ku po flitej çështja ahmetaj duke e cilësuar votimin të parregullt dhe në shkelje
Në mes të debatit parlamentar kur mazhoranca dhe opozita po shkëmbenin akuza mes tyre, deputetët e mazhorancës anëtarë të komisionit të ligjeve votuan projektligjin për legalizimin e kanabisit.
Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko duket se nuk e morën mbi shpatulla përgjegjësinë e debatit pro legalizimit të kanabisit mjekësor, ndaj në komision ndryshe nga 13 socialistë të tjerë abstenuan.
Ka qenë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e cila ka thirrur në një dhomë të kuvendit mbledhjen e komisionit, ku nuk mori pjesë opozita.
I pyetur për mungesën në diskutime Gazmend Bardhi shprehet se mbledhja është bërë në shkelje të rregullores
.Bardhi: Nuk shkuam në mbledhje se ishim në Seancë dhe nuk kishte urdhër të kryetrarë së Kuvendit që të mblidhej Komisioni i Ligjeve gjate seancës siç thotë rregullorja.
Madje Dhurata Çupi shkon më tej duke theksuar se salla nuk ka mjetet teknike.
Projektligji pritet të votohet në parlament në seancën e fundit të këtij sesioni me datën 20 korrik, ndërsa opozita e kundërshton këtë nismë të qeverisë Rama.