Kandidati për President, Joe Biden reagon për marrëveshjen Kosovë–Serbi
Kandidati për President, Joe Biden reagon për marrëveshjen Kosovë–Serbi
Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë. Këtë koment e dha në Wilmington, të premten, derisa po mbante një fjalim para zgjedhjeve presidenciale. Në një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Uashington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja, porse Kosova duhet të jetë e pavarur.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Biden.
Gazeta Koha e Jone