Kandidatja e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncon: – Bashkia po heq banerat tona se do vijë Rama, kemi kontratë të nënshkruar mes palëve

– 21.04.21

Kandidatja e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncon se Bashkia e Fierit po heq banerat e partisë së saj dhe kandidatëve në qytet. Mehmetaj thekson se ka një kontratë mes institucionit dhe LSI, por akuzon Bashkinë se po e shkelet.

Mehmetaj së bashku me kandidatë e përfaqësues të LSI kanë shkuar në dyert e Bashkisë për të kontaktuar me zyrtarët, por nuk janë lejuar nga Policia Bashkiake.Ndërkohë mësohet se sot Rama mund të jetë në një takim elektoral në Fier.

Gazeta Shqiptare