20 Janar 2024

Shqipëria ka ndaluar importin e derrave dhe pulave nga disa vende që janë të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “gripi i shpendëve”

Ministria e Bujqësisë deklaron se në vendin tonë deri më tani nuk janë evidentuar raste me këtë sëmundje. Po ashtu sqarohet se nuk ka ndikim në shëndetin e njerëzve, por përhapja e saj ka efekte shkatërruese për popullatën e kafshëve dhe shpendëve e si rrjedhojë ndikim në ekonomi.

Urdhri është me efekt të përkohshëm dhe me marrjen e masave për parandalimin dhe mbylljen e vatrave të infekatuara.

Ndër vendet që ndalohet importi I derrave dhe nënprodukteve përfshihet Kosova, Italia, dhe 17 shtete të tjerë.

Edhe pulat me origjinë nga Danimarka, Franca, Gjermania dhe 13 shtete të tjerë ndalohen të futen në territorin shqiptar.

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave është virus ngjitës që prek llojet e butë dhe të egër , ku shkalla e vdekshmërisë arrin 100%.

Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis duke sjellë edhe përhapje të shpejtë

Sa i përshket shpendëve, ekspertët Influencën aviare e ndajne në dy grupe, H5N1 dhe LPAI

OBSH ka dhënë alarmin botëror pas Përhapjes  së sëmundjeve në Azi, Evropë dhe Afrikë duke sjellë shkatërrimin më të madh të 20 viteve të fundit në popullatat shtëpiake dhe të egër  20 vitet e fundit.

DERRAT

Kosova

Italia

Letonia

Moldavia

Polonia

Suedia

Ukraina

Estonia

Bosnja

Serbia

Bullgaria

Rumania

Kroacia

Greqia

Gjermania

Hungaria

Sllovakia

Çekia

Maqedonia e Veriut.

PULAT

Danimarka

Franca

Gjermania

Hollanda

Hungaria

Italia

Polonia

Çekia

Belgjika

Bullgaria

Moldavia

Sllovakia

Rumania

Kroacia

Spanja

Portugalia

Nga Gazeta Dita