
‘Kanë kapur çdo gjë’. Lubonja: – Të bashkohen të gjithë kundër sistemit, vendi ka nevojë për rotacion
21 Mars 2025
Analisti Fatos Lubonja mbron tezën se të gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen për të kundërshtuar sistemin, pasi vendi thotë ai ka nevojë për rotacion.
Sipas Lubonjës, është kalcifikuar i gjithë sistemi dhe qeveria ka kapur çdo gjë.
Ai argumenton se politika është arti i të mundshmëve, duke theksuar se edhe një parti e vogël qoftë me 1%, mund të shndërrohet në një fuqi për të sjellë ndryshimin.
Është kalcifikuar i gjithë sistemi, kanë kapur cdo gjë. Problemi është ky, nëse populli voton këtë tjetrin, të voton edhe ty, i jep një ndëshkim këtij tjetrit, i thotë Ramës zotëri ti e ke mbushur kupën dhe duhet të largohesh.
Unë them po ja dha populli atij, tregon që ky është i pritur. Unë kam qenë i tezës që këta të kenë qenë të bashkuar, të paktën për të bërë një rotacion.