“Kanë shënuar të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve e deputetëve”- Meta i kujton fotot Ramës: Patronazhistët i mbajnë njerëzit në presion! Larg duart nga…
19 prill 2021
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i mbajë larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë, pas skandalit për nxjerrjen e të dhënave.
Kreu i shtetit tha se i ka dalë në krah kryeministrit kur i kanë dalë fotot në media, ndërsa tani patronazhistët tregojnë të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve të caktuar.
“Larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë! Është prekur ai kur i kanë dalë fotografitë që i ka bërë vetë, dhe i ka regjistruar vetë. Edhe i kemi dalë në krah, unë i pari i kam dalë në krah. Epo tani patronazhistët, të vënë aty se kë ka dashur ky prokuror, ky gjyqtar, ky politikan e ky deputet!
T‘i fusim edhe çimkat përmes kësaj asaj, e t‘i mbajmë në presion, sikur nuk shkon. Do ketë fakte si merren peng bizneset, njerëz, të drejtësisë, apo njerëz të caktuar të opozitës se si bëjnë gjasme opozitë. Marshimi i 2 marsit në 25 prill, Shqipëria e shqiptarëve”, tha Meta.
- Panorama