17 Tetor 2024

Grupi Parlamentar i PD ka njoftuar kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.

Sipas opozitës, një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

“U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, ka pretenduar PD.
Deputeti Luan Baçi deklaroi se, po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.
“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë”, tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.