Kaos me njoftimet e shkurtra të Ramës për qarkullimin, qindra qytetarë pyesin të paqartë për procedurën.
Kaos me njoftimet e shkurtra të Ramës për qarkullimin, qindra qytetarë pyesin të paqartë për procedurën.
14.03.20
Nje kaos i vertete ka ndodhur me njoftimet per levizjet me automjete ne Shqiperi gjate ketyre diteve te karantines kunder koronavirusit.
Kryeministri ka publikuar disa adresa e-maili te policise se shtetit, por ne asnje rast nuk ka sqaruar nese komunikimi duhet bere per te marre leje, (pra, pritet pergjigje nga policia) apo mjafton njoftimi me e-mail per itinerarin dhe arsyet e levizjeve.
Menyra se si njoftohen masat e qarkullimit, jo nga eksperte, por nepermjet statuseve ne Facebook-un e Rames ka sjelle kaos te shoferet.
Shume komentues i kerkojne sqarime kreut te qeverise ne Facebook per menyren se si do rregullohet qarkullimi, pa marre pergjigje prej tij.
Nje tjeter pike e paqarte eshte se dy dite me pare Rama lajmeroi qe do lejohet qarkullimi nderqytetes duke nisur nga mesnata e se dieles deri ne mengjesin e se henes. Por ne komunikimet e mevonshme, kreu i qeverise nuk ka dhene detaje te metejshme.
Gazeta Shqiptare