Kaos në Britani, “gjysma” e vendit po hyn në grevë. – Londra po zhytet në recesion
1 Shkurt 2023
Gazeta Sot.
Britania e Madhe përballet me grevën më të madhe që ka parë ndonjëherë në 30 vitet e fundit.
Gjysmë milioni punëtorë të fushave të ndryshme si mësues, pedagogë të universiteteve, punonjës të transportit rrugor dhe hekurudhor si dhe bluzat e bardha kanë nisur ditën e parë të grevës.
Si pasojë e protestës nuk do të ofrohet shërbime publike. Greva e cila do të zgjasë për shtatë ditë përfshin sindikatat e të gjithë dikastereve të cilët janë dakordësuar në një zë për pjesëmarrje në grevë.
Edhe pse secili sektor ka arsye të ndryshme për të protestuar shumë prej tyre janë të bashkuar në qëllimin e përbashkët për rritje rroge ne përpjesëtim me rritjen e inflacionit në vend.
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është e vetmja nga vendet e G7 me normën më të ulët të inflacionit krahasuar me ekonomitë e tjera të përparuara. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se Mbretëria e Bashkuar do të përjetojë rritjen më të ulët midis ekonomive kryesore të botës, ndoshta edhe më të ulët se Rusia. Ekonomia pritet të tkurret me 0.6 për qind në vitin 2023, duke e bërë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar me rritjen më të ngadaltë në botë. Kancelari i Thesarit Jeremy Hunt ka thënë se recesioni këtë vit ka të ngjarë të jetë më i ulët se sa ishte parashikuar më parë.
Ndërsa ministri i Transportit Richard Holden tha se qeveria nuk mund të përballonte të dorëzohej pasi do të kishte një efekt negativ në ekonominë e gjerë dhe do të rezultonte në rritje të madhe taksash. Dalja masive e punëtorëve në protesta dhe grevë mund të shënojë fillimin e rënies së kryeministrit Rishi Sunak.
Shumë njerëz janë të zemëruar me masat e qeverisë për të ndalur grevistët në vend që të marrë masa për të luftuar inflacionin.