Kaos në Kapshticë/ Shqiptarët kthehen në atdhe për festat, pala greke bën veprimin e papritur. –
Kaos në Kapshticë/ Shqiptarët kthehen në atdhe për festat, pala greke bën veprimin e papritur. –
20/12/2018 Në pikën kufitare të Kapshticës vijon të ketë probleme nga pala greke. Bëhet e ditur se radha e automjeteve në doganën e Kapshticës në pjesën greke duke hyrë për në Shqipëri, shkon në rreth 2 kilometër.
Mësohet se radhët e gjata janë shkaktuar pasi pala greke po punon me një sportel, ndërkohë mjetet e shumta që vijnë për festat e fundvitit apo për fundjavë detyrohen të presin disa orë me radhë për të mundur të hyjnë në tokën shqiptare.
Nga ana tjetër në pikat e daljes nga Shqipëria dhe hyrjet për në Greqi paraqitet një tjetër situatë pasi nuk ka fluks dhe kalimi është mjaft i lehtë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/