Kapidani Rama dhe skuadra e 800 mijë votave
Kapidani Rama dhe skuadra e 800 mijë votave
– 10/07/20
Thumbi i sotëm i Bujar Kapexhiut në gazetën Mapo po kthehet shpejt në viralen e ditës. Mesazhi ka të bëjë me një lajm që ka dalë në media, ku thuhet se Rama u ka kërkuar të tijve, se në zgjedhjet që po vijnë kërkon 800 mijë vota.
Reagimet në publik kanë qënë të forta. Një pjesë e mirë e kanë trajtuar si planin e madh të manipulimit, kur dihet se qeveria nuk ka bilanc dhe nuk ka bërë punë për të marrë as gjysmën e kësaj ambicie. Aq më tepër, kur kësaj i shtohet imazhi i një mazhorance të zhytur në afera dhe kur raportet ndërkombëtare e nxjerrin ndër më të korruptuarat në Europë.
Mjeshtri Kapexhiu sjell dhe një tjetër mesazh me punimin e tij sot. Që Rama është me të njëjtin ekip si ditën e parë të qeverisjes, e sërish, pa asnjë prurje të re, dhe ka kurajon të kërkojë 800 mijë vota. Rama vjen si trainer, ku i jep instruksione skuadrës së tij para se të futen në fushën elektorale. Bie në sy, se në krye gjendet Gjiknuri, pikërisht një prej sulmuesve më të suksesshëm të dosjes 184.
Gazeta Mapo