“Kapja e vetingut u paralajmërua që në 2015-n”, Vasili nxjerr raportin: Venecia e parashikoi si rrezik madhor. –
“Kapja e vetingut u paralajmërua që në 2015-n”, Vasili nxjerr raportin: Venecia e parashikoi si rrezik madhor
20 nentor 2019
“Rilindja dhe Komisioni i Venecias perjashtojne kategorikisht njera tjetren”. Keshtu thote nenkryetari i LSI Petrit Vasili, ne nje postim ne Facebook, teksa rendit disa fakte dhe situata qe sipas tij vertetojne pikerisht kete gje.
“Rilindja ne funksion te kapjes se çfrenuar te Drejtesise e ka perbuzur,e ka refuzuar dhe e ka hedhur poshte Komisionin e Venecias”, shkruan Vasili.
POSTIMI I PLOTE
Rilindja e ka perbuzur gjithone Komisionin e Venecias!
Rilindja ne funksion te kapjes se çfrenuar te Drejtesise e ka perbuzur,e ka refuzuar dhe e ka hedhur poshte Komisionin e Venecias.
Zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem, u rrembye nga Rilindja me 69 vota nga 84, qe kerkonte Kushtetuta dhe qe rekomandonte Komisioni i Venecias.
Në ate, kur maxhoranca ne vitin 2016 i kishte 84 vota në Parlament, Komisioni i Venecias rekomandoi si rregull kalimtar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm:
“Me një shumicë më të madhe se 3/5 at’ që, më pas, do të ishte normë për zgjedhjen e Kryeprokurorit”.
Pra Komisioni i Venecias kerkonte qe te perdorej fillimisht 2/3 per ta zgjedhur per te eliminuar kapjen dhe me pas 3/5 qe do te ishte norme e padiskutueshme dhe ne vend te kesaj prokurori u grabit me 69 vota.
Konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015 ngre shqetesimin e kapjes se Vetingut nga Rilindja dhe thote:
“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”
Realiteti tregon saktesisht kete qe Venecia parashikoi si rrezik madhor te kapjes se Vetingut nga Rilindja dhe qe Raporti i OSBE-ODIHR per votimet e 30 qershorit e vulosi kur thote:
“Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre”.
Pra cdo gje e kerkuar parimisht nga Komisioni i Venecias eshte hedhur poshte nga Rilindja.
Komisioni i Venecias u shpreh qe Presidenti i Republikes nuk kishte kryer asnje shkelje te Kushtetutes kur vendosi shtyrjen e votimeve rilindase te 30 qershorit.
Rilindja e hodhi poshte serish Komisionin e Venecias dhe vazhdon te mbaje nje Komision Hetimor rilindas per shkarkimin e presidentit.
Ndaj eshte e qarte qe Rilindja e hedh poshte dhe e refuzon Venecian sepse babezia per te kapur drejtesine dhe dhunimi i Kushtetutes dhe ligjit ja imponon kete.
Shkurt Rilindja dhe Komisioni i Venecias perjashtojne kategorikisht njera tjetren.
Gazeta Panorama