![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Karaburuni-ne-tym-e-flake-era-po-perhap-me-shpejtesi-zjarrin.png?fit=1255%2C634&ssl=1)
Karaburuni në tym e flakë, era po përhap me shpejtësi zjarrin
10 Shtator 2022
Vijon prej disa orësh vatra e zjarrit në gadishullin e Karaburunit.
Zjarri ka rënë pranë gjirit të Shën Andreas.
Flakët po përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë bregdetare.
Ndërhyrja mbetet e vështirë sepse terreni nuk e lejon.
E gjithë pjesa e gjirit është mbuluar me re tymi.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm, i vendosur nga pushues apo turistë në zonë.
Nga Edi Ruçi