“Karantinimi nuk ka më asnjë kuptim!”, gazetari i njohur publikon pamjet dhe tregon pse duhet të shfuqizohen masat
“Karantinimi nuk ka më asnjë kuptim!”, gazetari i njohur publikon pamjet dhe tregon pse duhet të shfuqizohen masat
26 PRILL 2020
Gazetari Mentor Kikia nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar situatën pandemike të fokusuar tek izolimimi social.
Sipas tij karantina e ka humbur sensin e saj dhe duhet shfuqizuar si masë menjëherë teksa publikon edhe disa foto nga qytete të ndryshmë të Shqipërisë.
Në foto duken qartë turma njerëzish që levizin të pashqetësuar në fundjavë ndërkohë që gjithë javën mbyllemi në shtëpi.
“Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta”, shkruan Kikia.
Postimi i plotë
“Karantina dhe çdo masë tjetër tashmë duhet shfuqizuar!
Nuk besoj(ende) se i gjithë ky makth që po heq njerëzimi është një plan shoqërishë sekrete për të ndryshuar botën. As plan i “Masonëve” për të rrëzuar Donlad Trumpin. As plan i Bill Gates për të seleksionuar njerëzimin. As plan korruptiv i OBSH-se në bashkëpunim me Kinën.
Por besoj se pas kësaj që ne bëjmë në fundjavë, është budallallëku më i madh të mbyllemi gjatë javës në shtëpi, apo të kofizojmë veprimet tona.
Jo, karantinimi nuk ka më ansjë kuptim!
Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta.
Ata që kishin liridaljen, mbushën bulevardet plot, sheshet plot, lulishtet plot. Të tjerë, që i përkasin oligarkisë shoqërore, vërshuan në bregdet, meqë policia nuk i ndalon.
Jo, as gjendja e emergjencës, as gjendja e jashtëzakonshme, as karantina e asgjë tjetër nuk kanë më asnjë vlerë “mjeksore”.
Mbyllja e metejshme nuk është më një masë parandaluese, por një eksperiment social.
Fotot jane te dites sotme, ne qytete te ndryshme”.