Karikatura: – Muzat e Antikitetit – Qeveria Rama 3.
Karikatura: – Muzat e Antikitetit – Qeveria Rama 3.
Nga: Pirro Naci
Për muzat kishte shumë versione të ndryshme në antikitet, në lidhje me origjinën dhe numrin e tyre. Ishin burim i dijes dhe frymëzim për grekët, më pas për romakët dhe në kohët moderne edhe për ne shqiptarët.
Në mitologjinë greke, muzat ishin nëntë hyjni të lashta – vajzat e Zeusit e të Kujtesës, me udhëheqës Apollonin. Sipas Pavsanisë, kishte dy breza të muzave, në brezin e parë ishin tre dhe në brezin e dytë ishin nëntë, gjithë gjithë 12-të!
Thuhet se kur një artist i humbet muza, ai humbet krijimtarinë e tij, kur e gjen atë ai shpërthen. Po kur ‘’artisti’’ i gjen të 12-të muzat?
Me ‘’foton përkujtimore’’ të familjes së re qeveritare dhe me doktrinën ‘’personi i duhur në vendin e duhur’’ shpresojmë dhe urojmë që ‘’MITI TË TAKOJË REALITETIN’’.
Nga Gazzeta Dita