Karkaleci i kuq po bën kërdinë në fushat e Myzeqesë
Karkaleci i kuq ka pushtuar qindra hektarë tokë në Myzeqe duke shkatërruar të mbjellat. Fermerët thonë pesticidet që po përdorin nuk po japin efekt, ndaj kërkojnë dezisektim masiv.
Fier – Karkaleci i kuq ka pushtuar tokat bujqësore. Po shkatërrojnë çdo gjë të mbjellë
“Batalion karkalecash”
“Sivjet është i papërmbajtshëm”
Gratë mbjellin para, karkaleci ha pas”
Dëmi i pallogartishëm, një fidan e kemi blerë 30 lekë” thonë fermerët.
Fermerët thonë se po e luftojnë me pesticide, por nuk kanë asnjë efekt.
Ngelëm duke spërkatur 20 mijë lekë helm në ditë asnjë efekt nuk ka bërë.
Situata sipas fermerëve është alarmante dhe e njëjtë edhe në Tërbuf, Grabjan e Çermë.
“Eshtë problem gjithandej”
Kërkojnë ekspertizë nga specialistët e bujqësinë dhe dezisektim masiv kundër karkalecit, që për herë të fundit mbahet mend në vitin 2014.
“Ku janë agronomët përse e marrin rrogën? Të shikojnë gjendjen të mos rrinë në karrige në hije”
Alarmi se kolonitë e karkalecit po shkatërrojnë të mbjellat është ngritur në disa zona të vendit, por deri më tani nga ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë reagim.
Tv OraNews