Karlsruhe në ankth, i është arratisur majmuni Makak…
25 Gusht 2024
Banorët e një lokaliteti në qytetin gjerman të Karlsruhes janë në ankth pasi një majmun i llojit të rrallë makaku barbar (barbary macaque) ndodhet në arrati.
Ai u ”arratis” nga parku i kafshëve të egra në malin Salem Monkey në zonë dhe menaxheri i parkut, Roland Hilgartner tha se ai dyshon se kafsha arriti të hidhej nga pema në pemë për të kaluar rrethimi.
“Ky lloj majmuni është ‘tip’ sportiv dhe e kapërcen rrethimin”, tha ai.
Kafsha u pa për herë të fundit të premten në mëngjes, në një rrugë pranë qytetit Uhldingen-Mühlhofen.
“Asnjë kafshë nuk ka ikur kurrë kaq larg”, tha Hilgartner, i cili ka punuar në park për 17 vjet.
Rrethimi është projektuar në atë mënyrë që është shumë e vështirë për kafshët të dalin jashtë.
Hilsgartner tha se është e zakonshme që makakët që dalin jashtë të kthehen.
“Presioni për të qenë me grupin, në një mjedis të njohur, është i madh”, tha ai.
Megjithatë, ai beson se makaku pa emër mund të mbijetojë mirë jashtë parkut të kafshëve të egra, të paktën për momentin, pasi mbajtësit e kafshëve duhet të ushqejnë makakët vetëm gjatë dimrit.