Karriere ne Kohen e Koronavirusit. – Lufte per Kryetar ne “Opoziten e Re”
Karriere ne Kohen e Koronavirusit. – Lufte per Kryetar ne “Opoziten e Re”
30 MARS 2020
Deputeti Adriatik Alimadhi është tashmë i konfirmuar si i prekur me COVID-19 dhe po merr trajtimin mjekësor pranë organeve shëndetësore.
Por krahas kësaj, ai është shkarkuar edhe si kryetar i grupit parlamentar të “Partive të Djathta”.
Ky grupim deputetësh ka ndryshuar emrin duke u quajtur “Demokraci dhe Drejtësi” dhe në krye është vendosur deputeti Edmond Stojku.
Në përbërje të grupit të ri janë edhe ish-deputet të ish-grupit parlamentar të Adriatik Alimadhit, si Koçi Tahiri, Ramazan Gjuzi, Ervis Meço, Kostaq Papa etj.
Deputeti Stojku e nisi punën e tij si kryesues grupi ditën e premte ku ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.