19 Shtator 2024

Një kartolinë më në fund ka arritur në destinacionin e saj të synuar, rreth 121 vjet pasi u shfaq për herë të parë në një postë.

Karta me tematikë Krishtlindjeje u paraqit në degën “Swansea Building Society’s Cradock Street” javën e kaluar edhe pse fillimisht u dërgua në vitin 1903, shkroi BBC.

Stafi ka thënë se shpreson të gjejë të afërmit e gruas së cilës iu ishte nisur kartolina.

Posta ”Royal Mail” ka thënë se ka të ngjarë që kartolina të jetë “rikthyer” në sistemin e tyre.

Kartolina është shkruar nga një burrë i cili shkruajti se i vjen keq që nuk mundi të gjente diçka që duhej të blinte. Ai e përmbyll kartolinën me fjalët “dashuri për të gjithë”.