Kastriot Islami bën deklaratën që nuk pritej: Ju tregoj pse do të dështojë Reforma Zgjedhore
Kastriot Islami bën deklaratën që nuk pritej: Ju tregoj pse do të dështojë Reforma Zgjedhore
2 QERSHOR 2020
Ish-deputeti Kastriot Islami ka komentuar Reformën Zgjedhore. Sipas Islamit, me konsensusin që ka ndërtuar qeveria e Ramës nga viti 2013, reforma do të dështojë.
“Unë do të saktësoj disa pozicione duke marrë dhe historinë 30 vjeçare. Është e vërtetë që në këto 30 vjet, Shqipëria karakterizohet nga një konflikt politik. Por në 23 vjet, sa herë ka patur Reforma është ndërtuar pacvarësisht konfiguracionit të parlamentit. Pavarësisht si ka qenë deri në 2013 mazhoranca në parlament, me influencën, ndikimin, presionin ndërkombëtar është ngritur një Komision për Reformën Zgjedhore dhe ka qenë i balancuar, 50 me 50 mazhoranca dhe opozita, ka qenë me të drejtë vote të dy palët nëse nuk binin dakord dhe e treta më e rëndësishmja nëse nuk vendosej në komision, nuk shkonte në parlament. Ky quhej konsensus substancial. Kurse konsensusi që ka ndërtuar Rama pas vitit 2013 është po deshe merre, unë do shkoj ta miratoj në parlament. Ky padyshim con në dështim.
Është një fenomen tjetër që Shqipëria dhe shqiptarët janë ndryshe. Gjermanët, sa herë bëhet ligji vendosen në rresht si zbatohet ligji, kurse shqiptarët vendosen në rresht për të gjetur vrimat që të mos zbatohet ligji. Kjo është çështje konstruksioni që e kanë në përgjithësi rajoni, mesdhetarët. Sa herë bëhet Reforma, kërkojnë vrimat dhe gjejnë vullnet për të bërë hile. Sa herë bëjmë një Reformë, mbyllen disa vrima dhe hapen vrima të tjera”, tha Islami për Fax News.