“Katastrofë në shkallë globale”, paralajmërimi i frikshëm i NASA-s

11/02/20

Një asteroid vrasës, që pritet të kalojë pranë tokës në datën 15 shkurt, mund të shkaktojë katastrofë në shkallë globale. Asteroidi i cili ka një gjerësi prej 1 kilometër, mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet. Kjo shifër llogaritet vetëm nëse asteroidi përplaset me tokën. E gjithë kjo përkthehet në një katastrofë.

Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA, thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/orë.

Shkëmbi hapësinor që është i gjerë nga 440 m deri në 990 m, do të ketë një “qasje të afërt” me planetin tonë rreth orës ndërkombëtare 11:05, më 15 shkurt. Në agjencinë NASA vjen edhe një paralajmërim. Në të thuhet se nëse një asteroid do të godiste tokën, pasojat do të ishin në të gjithë planetin.

“Nëse një meteoroid shkëmbor më i madh se 25 m, por më i vogël se një kilometër, do të godiste tokën, do të shkaktonte dëme vetëm në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose me më shumë gjerësi, ka pasoja për të gjithë planetin”, thuhet në agjencinë NASA.

Sipas llogaritjeve, trupi do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, që megjithëse mund të duket si një distancë e sigurt, llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë.