“Katastrofë”/ Shqiptari që ngriti në këmbë Milanon, i infektuar me Covid futet në Itali dhe…
“Katastrofë”/ Shqiptari që ngriti në këmbë Milanon, i infektuar me Covid futet në Itali dhe…
13 DHJETOR 2020
Gazetari Italian: – Ndjenja e drejtësisë e shtynte ta rikthente me “shkelma” në Shqipëri. Ndoshta e bëjnë pasi ta kenë shëruar. …”
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku si protaginst ka qenë një shqiptar 50-vjeçar me inicialet N.S.
“Zoti N.S, nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, rreth 50-vjeç, është i shqetësuar. Prej disa ditësh ai ka simptomat klasike të infeksionit, ato që mjekët thotnë se lidhen me Covid. Nga terapia e bërë, duket se rezultatet janë shumë të këqija. N.S trembet. Mjeku i jep pak shpresa, megjithatë i vetmi doktor që ka dhënë rezultate edhe në rastet më të rënda është anestezisti i famshëm, më i miri në Itali, Alberto Zangrillo, në Milano. Bëhet fjalë për të njëjtin mjek që ka shëruar Berlusconin.
Pacienti shqiptar sigurisht që nuk dëshiron të vdesë. Kështu që vendos të provojë të lërë veten në duart e Zangrillo-s. Spitali italian ku shqiptari trokiti, nuk e refuzon ndihmën për dikë që po vdes, kështu që i hap dyert,” e nis shkrimin media italiane Libero Quotidiano.
“Ai që nuk ka asgjë për të humbur, rrezikon, por problem nuk është ky, problemi qëndron tek humbësit, që në këtë rast janë të tjerët, të cilët nuk e meritonin të ishin krah për krah me aventurën e një njeriu që po vdiste. Rezervoi një fluturim për në Milano, pa njfotimet e ambasadës italiane në Tiranë, çdo gjë perfekt. Kalon sigurimin në aeroport dhe mbërrin në derën e doktor Zangrillo-s. Kur shqiptari i tregon aventurat e tij, mjeku vë duart në kokë. Kryen telefonata urgjente. Informohet aeroporti i Malpensas. Të gjithë pasagjerët që udhëtuan me këtë njeri të infektuar, kontrollorët që besuan gënjeshtrat e tij, dhe shoferi i taksisë që kaloi një orë me të. Një katastrofë e vërtetë. Por mjekët i japin ndihmë kujtdo që e meriton. Edhe pse ndjenja e drejtësisë e shtynte ta rikthente me “shkelma” në Shqipëri. Ndoshta e bëjnë pasi ta kenë shëruar. Megjithatë kjo nxorri në pah paaftësinë e autoriteteve italiane për të mbajtur larg sëmundjen,” shkruan media italiane.
Gazeta Shqip