Katedralja më e vjetër në botë, Katedralja e Etçmiazdin në Armeni
5 Janar 2024
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e Armenisë, që ndodhet në qytetin e Vagharshapat, sipas shumë studiuesve, ajo është kisha e parë e ndërtuar në Armeni si dhe mendohet se është dhe katedralja e parë në botë.
Ndërsa, autori Xhejmi Stoks, te libri: Enciklopedia e njerëzve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, faqe 65, na thotë: Etçmiazdini, ndodhet në pjesën Perëndimore të Armenisë së sotme, afër kufirit me Turqinë, dhe është një katedrale e shekullit IV, si dhe mendohet se është katedralja më e vjetër në botë.
Edhe sipas autorit, Eduard Utudijan, në librin e tij, Arkitektura në Armeni, nga shekulli IV deri në shekullin VII, në faqen 7, thotë:
Etçmiazdin, është katedralja më e vjetër në botë, e cila daton që në shekullin IV. Kjo katedrale filloi të ndërtohej në vitin 301, kohë kur mbreti armen, Tridates 3, u konvertua në Krishtërim, nga Shën Grigori (Ndriçuesi i Armenisë) dhe përfundoi në vitin 303.
Sipas një botimi të Universitetit të Çikagos (Manastiri i Etçmiazdin në Armeni: Një atlas historik, faqe 259, na thuhet se: Shën Grigori (Ndriçuesi i Armenisë), pati një vizion të Jisu Krishtit që zbriti nga parajsa dhe goditi me një çekiç të artë vendin ku duhet të ndërtohej katedralja dhe për këtë arsye, shenjtori e quajti Etçmiazdin, që do të thotë: Biri i Perëndisë.
Kjo katedrale, midis të tjerash, është dhe vendi ku lindi identiteti armen, vendi që bashkon armenët dhe Armeninë në një trup të vetëm, atë nën Krishtin.
CNA