Katër familjarët e deputetes së PS-së Ermonela Felaj në Prokurori, Vokshi-Felajt: – Duhej të kishit dhënë dorëheqjen
3 KOrrik 2023
Deputetja ePD-së, Albana Vokshi nga Foltorja e Kuvendit i kërkoi deputetes së PS-së, Ermonela Felaj të jepte dorëheqjen nga posti pas emërimit të katër familjarëve të saj në sistemin gjyqësor.
Pjesë nga diskutimi mes Vokshit dhe Felajt:
Vokshi: Në ditët e fundit të qershorit është shpërndarë kalendari. Në faqen zyrtare të Parlamentit gjendjet ky kalendar që nuk ka lidhje me rendin e ditës por me urdhrin e Lindita Nikollës. Rendi mund të shkelet për çështje, urgjente dhe ne nuk kemi asnjë urgjencë. Nëse është urgjente se e mbyllët me urdhër të Ramës, jo nuk përbën çështje për të shkelur rregulloren. Rendi i ditës së sotme ka disa shkelje.
Ju zonja Felaj duhej të kishit dhënë dorëheqjen pas skandalit të emërimit të…
Felaj: Zonja Vokshi ju mbaroi minutazhi.
Vokshi: Më lini të flas, ashtu siç latë dhe Ballën 3 minuta shtesë.
Nga OraNews